SHOQATA SHQIPTARE E INXHINIERISË SIZMIKE

Albanian Association of Earthquake Engineering

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Shoqata Shqiptare e Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”, dhe emërtohet shkurt “S.S.I.S – A.A.E.E”.  

“S.S.I.S – A.A.E.E”   është person juridik jo-politik, e i pavarur, që ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore e në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

 

Statuti

“S.S.I.S – A.A.E.E” është themeluar si bashkim vullnetar i Inxhinierëve të Ndërtimit, Profesorëve, Studiuesve, Shkencëtarëve  në fushën e inxhinierisë sizmike  dhe punonjësve të tjerë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pa dallim të përkatësive politike e partiake, të bindjeve ideologjike dhe besimeve fetare.

Organi vendim-marrës i SHOQATËS “S.S.I.S – A.A.E.E” është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.

01

Shtrirja Territoriale 

“S.S.I.S – A.A.E.E” zhvillon aktivitetin e saj pa kufizim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Organizata mund të themelojë degë të tij në qendër ose në çdo njësi tjetër administrativo-territoriale të Shqipërisë, njëkohësisht mund të themelojë degë ose filiale edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

02

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e aktivitetit të “S.S.I.S – A.A.E.E” është e pakufizuar. Asambleja e Pergjithshme e Anëtarve mund të vendosë me ndryshimin, mbarimin ose mbylljen e “S.S.I.S – A.A.E.E”. Në këtë rast zbatohen të gjitha proçedurat ligjore në fuqi.

Rreth Nesh

Qëllimi dhe Objektivat

1- Bashkëpunimi me Shoqatat Ndërkombëtare të lartpërmendura, nga të cilat kjo shoqatë bëhet anëtare sipas statuteve të tyre.

2-  Bashkëpunimi me anëtarët kombëtarë të këtyre shoqatave, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, vizitave etj.

3- Promovimi i zhvillimeve dhe aplikimeve shkencore dhe teknologjike në fushën e Inxhinierisë së Tërmeteve në vendin tonë, përmes hulumtimeve, publikimeve, bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet e tjera, duke mbajtur një bibliotekë dhe arkiva nëpërmjet organizimit të konferencave, seminareve , leksioneve

4- Pjesëmarrja zyrtare në konferencat ndërkombëtare për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe organizimi i konferencave të ngjashme në Shqipëri.

5- Pjesëmarrjen në rishikimet e Kodit Shqiptar për projektimin anti – sizmik, kur është e nevojshme, dhe dhënia e kontributit në zvogëlimin e rrezikut të tërmetit, në përgjithësi.

6- Zhvillimi i frymës së bashkëpunimit dhe mbrojtjes së statusit shkencor dhe profesional të anëtarëve të tij.

7- Përzgjedhja dhe emërimi i përfaqësuesve në I.A.E.E. dhe E.A.E.E., dhe të anëtarëve për grupet punuese të këtyre shoqatave.

8- Përgatitja e projekteve të përbashkëta për shtrirjen e bashkëpunimit teknik midis anëtarëve të tij me tema rreth inxhinierisë së tërmeteve.

9- Kryerja e hetimeve dhe hulumtimeve për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve nëpërmjet krijimit të grupeve të punës brenda shoqatës ose përmes ekspertëve dhe konsulentëve

10- Organizimi i prodhimit dhe shpërndarjes së të gjitha llojeve të artikujve informues dhe materialeve edukative.

11- Marrja ose dhënia e donacioneve dhe ndihmave në përputhje me Ligjin për pranimin e donacioneve dhe statuteve.

12- Çdo aktivitet tjetër që lidhet me Inxhinierinë e Tërmeteve nga pikëpamja shkencore (teorike ose e aplikuar), brenda synimeve të Dhomës së Tregtisë Shqiptare, I.A.E.E. dhe E.A.E.E.

Adresa

Rruga Rr. "Hysni Gërbolli", Zona Kadastrale 8310, kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Na Kontaktoni

(+355) 68 20 73 409
info@ssis.org.al

Oraret

H-P: 9:00 - 17:00
Sh-D: Mbyllur

Na Ndiqni